Grave afgane iu ndalohet sporti nga Talebanët me arsye banale: Do t’ju dalin foto në Facebook pa shami

Grave afgane iu ndalohet sporti nga Talebanët me arsye banale: Do t’ju dalin foto në Facebook pa shami

Gratë afgane, përfshirë ekipin e grave të kriketit, morën ndalesën që të luajnë sport nën qeverinë e re të Talevanëve, sipas një zyrtari të grupit radikal islamik.

Në një intervistë për një transmetues australian, zëvendës-shefi i komisionit kulturor të Talebanëve, Ahmadullah Wasiq, tha që sportet e grave nuk shiheshin as të përshtatshme por as të nevojshme.

“S’ma merr mendja që gratë do të lejohen të luajnë kriket sepse nuk është e nevojshme që gratë të luajnë kriket,” tha Wasiq. “Në kriket, ato mund të përballen me situata ku fytyra e tyre dhe trupi nuk do të mbulohen. Islami nuk i lejon gratë të shihen ashtu.”

“Në epokën e mediave, do të ketë fotografi dhe video, dhe më pas njerëzit do t’i shikojnë. Islami dhe Emirati Islamik [Afganistani] nuk do të lejojnë gratë që të luajnë kriket apo çfarëdo sporti ku ekspozohen.”

Departamenti amerikan i shtetit po ashtu shprehu shqetësim të madh që kabineti i ri qeveritar nuk kishte përfshirë asnjë grua. /Periskopi

Shpërndaje në: