Grazie Italia: KFOR-i italian e bën me ‘dhomë mike’ Policinë, ja kuptimi i saj

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se KFOR italian në këtë qytet, ia ka dhuruar donacion Policisë ‘dhomën mike’.

Çka është kjo dhomë?

“Dhoma mike është një zyrë e kompletuar e cila shërben për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave me nevoja të veçanta, andaj një investim të tille donacion, policia e Kosovës është duke e pranuar pothuajse në të gjitha stacionet”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë, përcjell Periskopi:

Sot, me datë 13 janar 2022, policia rajonale në Prizren, përkatësisht stacioni policor Prizren-Veri, ka bërë pranimin e “Dhomës mike”, një donacion nga MSU-KFOR Italian.

Pritjen e mysafirëve nga MSU-KFOR Italian e kanë bërë stafi i drejtorisë rajonale në Prizren dhe, së bashku më përfaqësuesin e këshillit të KFOR-it dhe udhëheqësin e MSU e kanë prerë shiritin e inaugurimit të “Dhomës mike”.

Dhoma mike është një zyrë e kompletuar e cila shërben për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave me nevoja të veçanta, andaj një investim të tille donacion, policia e Kosovës është duke e pranuar pothuajse në të gjitha stacionet.

Në shenje respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë, një mirënjohje nga policia e Kosovës i është dhënë kolonel Fedele Stefano, Komandant i regjimentit MSU-KFOR, ndërsa një fjalë rasti përshëndetëse për ketë donacion e mbajti kolonel Faton ALIJA, drejtor rajonal i policisë në Prizren dhe, një fjalë përshëndetëse ishte nga përfaqësuesja e Këshillit të KFOR-it Dr.Elisabeth SCHLEICHER.

Me rregullimin e infrastrukturës për viktimat e dhunës në familje dhe personave me nevoja të veçanta për intervistim, policia e Kosovës po realizon objektivat, duke u bazuar në profesionalizëm dhe mbrojtje të dinjitetit duke krijuar kushtet adekuate për viktimat.