Grealish ka shkuar viral pasi dhuroi një prej simulimeve më të këqija që do të shihni ndonjëherë

Grealish ka shkuar viral pasi dhuroi një prej simulimeve më të këqija që do të shihni ndonjëherë

Aston Villa u mposht 2-1 nga West Hami në Londër, të hënën mbrëma.

Skuadra e David Moyesit kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave, derisa Angelo Ogbonna kërceu më së larti për të drejtuar në rrjetë një këndore, transmeton Periskopi.

Villa barazoi shpejt përmes Jack Grealishit.

Mirëpo, Said Berahino realizoi golin e fitores për londinezët me t’u inkuadruar në lojë.

Sidoqoftë, Grealish rrëmbeu vëmendje për një veprim aspak të pëklqyer.

Ai dhuroi një simulim turpërues gjatë ndeshjes. Pablo Fornals u duk se pati kontakt minimal me Grealish kur të dy po luftonin për një top.

Grealish priti dy sekonda para se në mënyrë turpëruese të shtrihej në fushë në ‘agoni’.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: