Grenell: 3 marrëveshje për 4 muaj, falë direktivave të qarta të Trump

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Gjermani,  Richard Grenell ka thënë se marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë janë rezultat i direktivave të qarta të presidentit Donald Trump.

Grenell këto komente i ka bërë në një postim të ambasadës amerikane në Gjermani, e cila ka shkruar se marrëveshjet për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës,

Këtij postimi Grenell i është përgjigjur në tëitter se  “Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”./Periskopi/

 

Shpërndaje në: