Grenell bisedon me Thaçin: Kosova do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President

Grenell bisedon me Thaçin: Kosova do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President

Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell shkruan se ka telefonuar ish-presindetin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Grenell përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’ ka shkruar se nëse Thaçi do të ishte ende president, populli i Kosovës do të ishte në paqe, shkruan Periskopi.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se Grenell kishte kërkuar kthimin e Hashim Thaçit të dielën e kaluar pas tensionimit të situatës në veri, duke thënë se Kurti po dëshiron konflikt.

Shpërndaje në: