Grenell reagon pasi MCC zhbllokoi fondet për Kosovën

Grenell reagon pasi MCC zhbllokoi fondet për Kosovën

Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, Kosova sot mori një lajm të mirë. Sot, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

E ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe  emisari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell.

Ai në Twitter ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u shpreh i gëzuar për vendimin e marrë sot nga MCC.

Ndër të tjera, Hoti shkroi se e mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e ndihmës për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, shkroi Hoti.

Richard Grenell, pas heqjes së reciprocitetit, pritet që të nis angazhimin e tij aktiv për rinisjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kjo ishte konfirmuar edhe nga vet zyra e tij, sipas të cilëve Grenell do të fillojë angazhimet e tij për procesin e dialogut menjëherë pas heqjes së barrierave tregtare që po e pengojnë këtë proces.

Shpërndaje në: