Greqi, shqiptari gjendet i vdekur në mes të rrugës

Greqi, shqiptari gjendet i vdekur në mes të rrugës

Një shqiptar është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në rrugën “Giamboudaki” në Heraklion të Kretës.

Siç raportojnë sot mediat helene, viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk behet i ditur.

Deri më tani, mbeten të panjohura kushtet në të cilat ka humbur jetën shqiptari. Megjithatë, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Shpërndaje në: