Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

“Greqia ka qenë dhe është në mbështetje të liberalizimit të vizave”.

Kështu ka thënë zyra greke në Prishtinë, të enjten.

Këtë zyre e drejton Heleni Vakali e cila ka deklaruar se vazhdimisht Athina ka dhënë përkrahje për këtë proces.

“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e kanë njohur Kosovën.

Por Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim të lartë në fushën e tregtisë.

Shpërndaje në: