Greva e shërbyesve civilë, 705 foshnje të lindura në QKUK nuk janë regjistruar ende

Greva e shërbyesve civilë, 705 foshnje të lindura në QKUK nuk janë regjistruar ende

Ka dy javë që Drina Tolaj ka ardhur në jetë.

Por kjo foshnje nuk figuron askund në gjendjen civile si banore e re e vendit.

Që nga 25 gushti kur nisi greva e shërbyesve civilë, janë edhe 705 të lindur në QKUK që kanë mbetur pa u regjistruar.

Kësisoj, e ëma e foshnjës Albulena Selmanaj-Tolaj, thotë se janë të shqetësuar se si do të rrjedhin procedurat për regjistrimin e saj.

Ngase të njëjtës i është thënë në spital se sistemi nuk e lejon regjistrimin e fëmiut pas të kalon një muaj nga lindja.

Shpërndaje në: