Grevat dhe protestat në Francë kanë mbështetje të madhe popullore

Grevat dhe protestat në Francë kanë mbështetje të madhe popullore

Teksa në njërën anë vazhdojnë reagimet kundër ligjit të punës në Francë theksohet se 60 për qind e popullit mbështet këto veprime, raporton Anadolu Agency (AA). Kompania kërkimore IFOP, ka kryer një anketim në lidhje me “krizën e projektligjit të punës” që vazhdon që prej dy muajsh mes qeverisë dhe sindikatave në Francë.

Sipas anketimit 60 për qind e francezëve japin mbështetje dy herë në çdo muaj ndaj akteve të kryera në të gjithë Francën. Teksa 90 për qind e simpatizantëve të Partisë Komuniste dhe të të majtës ekstreme i gjejnë të drejta këto akte, theksohet se edhe 49 për qind e simpatizantëve të Partisë Socialiste mbështesin protestat dhe grevat.

Pavarësisht ngjarjeve të dhunshme të përjetuar në protesta, shkalla e mbështetjes ndaj këtyre veprimeve nuk ka treguar ndryshim në krahasim me ato një javë më parë. Protestat e ardhshme që të do mbahen në të gjithë Francën janë planifikua për më 23 qershor.

Në konfliktet e ndodhura më 14 qershor në Paris mes protestuesve dhe forcave të sigurisë u plagosën 40 persona nga të cilët 27 policë. Protestuesit duke përfshirë edhe një spital dëmtuan shumë filiale të bankave dhe dyqane që ndodheshin në itineraret e marshimit.

 

 

Shpërndaje në: