‘Grevë për 16 euro’ – Dimal Basha sulmon prap Jasharajn e del fryhet për angazhimin e 400 asistentëve, që shteti e ka obligim

‘Grevë për 16 euro’ – Dimal Basha sulmon prap Jasharajn e del  fryhet për angazhimin e 400 asistentëve, që shteti e ka obligim

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i cili së fundmi u përfolë për 1’in në Biologji e notat e dobëta në shkollën e mesme, sërish ka kritikuar SBASHK’un për grevën në arsim, transmeton Periskopi.

Ai doli numëroi investimet modeste në arsim, që realisht institucionet veç e kanë obligim ligjor, siç është rasti i punësimit të 400 asistentëve për katër vite për fëmijët me aftësi të kufizuara nëpër shkolla.

Ai pretendon se mësidhënësit po grevojnë veç për 16 euro.

‘’Paga mesatare e një mësuesi në Kosovë është 440 euro. Nëse ka pasë inflacion 15 për qind, i bjen që iu është zvogëlu për 66 euro vlera e pagës që e ka marrë. Qeveria i ka ofru 50, edhe me fjalët tua për 16 euro po i mbajnë peng 300 mijë fëmijë te shpia. Nëse për 16 euro po mbahet greva, unë po mendoj që edhe ju si opozitë s’mundeni me arsyetu SBASHK’un me nejtë në grevë sot. Qeveria vec në arsim ka  edhe 400 asistentë për me i ndihmu fëmijët me nevoja të veçanta. Vec aty shpenzimi është 2 milionë euro. I kemi diku 2 mijë mësues tepricë. Pastaj e ka bë një zotim për me i dhënë 10 milionë euro për barna esenciale. Krejt këto 24 milionë euro, plus 50 euro, edhe greva prap po mbahet për 16 euro. Po e kanë arsyetimin por jo oferta që ka qenë e qeverisë. ‘’, tha ai në Kuvend./PERISKOPI/

Shpërndaje në: