Grezda drejt largimit nga Skocia, transferohet në Francë

Grezda drejt largimit nga Skocia, transferohet në Francë

Pas sezonit jo shumë të mirë në radhët e Glasgow Rangers, e ardhmja e Eros Grezdës mund të jetë në kampionatin francez të futbollit.

Sikurse raporton “Scottish Sun” për të interesohen Stade Brestois që do të luajë këtë vit në Ligue 1 dhe Dijon.

Grezda u transferua vitin e kaluar në radhët e gjigantëve skocez por nuk ka mundur të bindë Steven Gerrard t’i japë minuta për të luajtur.

Klubi skocez për të larguar anësorin e talentuar do të pranonte jo më pak se 1.5 milionë funte pasi shpenzoi 2 milionë të tillë për transferimin e tij nga Osijeku.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë por lojtari i Kombëtares shqiptare mund të përshëndesë kampionatin skocez vetëm pas një viti që ka luajtur në të.

Shpërndaje në: