Grezda i turpshëm, e pështynë lojtarin në fytyrë
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Rangers, Eros Grezda, i ka dhënë një goditje të madhe karrierës së tij futbollistike – shkruan Periskopi.
Grezda nuk po preferohet nga trajneri Steven Gerrard i cili e ka dërguar të luajë me ekipin e moshave.
Në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Ballymena United, Rangers U-21 e fitoj me rezultatin 0-1, por që personazhi kryesore në këtë takim ishte Eros Greza.
Sulmuesi i kombëtares, luajti nga minuta e parë dhe pështyu kundërshtarin e tij Andrew Burn me të cilin pati dyluftime të shumta.
Pas këtij gjestit tv turpshëm, Grezda u sulmua nga futbollistët kundërshtarë. Sulmuesi nuk është përkrahur as nga shokët e ekipit të tij që e kanë kritikuar për gjestin. /Periskopi/



