Griezman përfundon duke u sillur – Te ky klub do të luajë nga sezoni i ri

Griezman përfundon duke u sillur – Te ky klub do të luajë nga sezoni i ri

Antoine Griezmann e ka ndarë tashmë mendjen se në cilin klub do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez në fakt do të vazhdojë të luajë në Atletico Madrid, ku është i huazuar nga Barcelona.

Mediumi spanjoll “As” raporton se “Los Colchoneros” e kanë aktivizuar klauzolën e cila ua mundëson që ta shtyjnë edhe për një vit huazimin e sulmuesit francez nga “Blaugrana”.

Edhe vetë përfaqësuesi francez përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter e ka konfirmuar qëndrimin në “Wanda Metropolitano”.

Pra, Griezmann do ta kalojë edhe një vit në formë huazimi në kryeqytetin spanjoll dhe më pas gjiganti katalunas do të vendosë me gjasë për shitjen përfundimtare të lojtarit.

Griezmann nuk e kishte treguar veten sa duhet në “Camp Nou”, prandaj verën e kaluar u rikthye në Atletico, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

 

Shpërndaje në: