Gruaja e Agim Ramadanit rrëfen mes lotësh fjalët e tij para se të vritej

Gruaja e Agim Ramadanit rrëfen mes lotësh fjalët e tij para se të vritej

Cili qe kontakti i fundit i Shukrijes me më të dashurin e saj, bashëkshortin Agim Ramdanin. Ajo tregone dhe fjalët e fundit që i tha bashëkshorti.

“Kur filloi të bombardonte NATO, Agimi më tha sa keq që nuk je këtu në Kosovë, meqë unë isha në Zvicër, që ta dëgjosh zërin e lirisë. Sa bukur tingëllon. Dëgjoheshin bombardimet e NATO-s në telefon. Ne e kemi prekur lirinë më tha. Ishte më 9 prill”, tregon mes lotësh Shukrija.

Gruaja e Agim Ramadanit tregon momentin kur ai vendosi t’i bashkohej luftës

Agimi e kreu të vetën. Ia dha hakun detyrës. Hyri si ushtarak në Kosovë, më 24 qershor 1998 dhe u vendos në Zonën e Dukagjinit: në Bjeshkët e Deçanit, Junikut, Jasiqit, Gjocajve, Batushës. Popullata civile e këtyre viseve ishte në rrezik të madh nga okupatorët serbë dhe nga minimet e zonave të këtushme. Ai bëri çminimin e zonës, duke i kaluar rreth 1500 fëmijë, gra e pleq përtej kufirit të pjesës së pushtuar të Shqipërisë Etnike.

Gruaja, Shukrija thotë se vendimi për të marrë pjesë në luftë, Agimit nuk i buroi aty për aty.

“Nuk është marrë brenda ditës e as brenda muajit. Ai vendim ka qenë që nga fëmijëria e tij. Kemi ëndërruar që Kosova të mos ishte kështu, por të ishte e bashkuar me shtetin amë. Të gjitha pjesët shqiptare të bashkohen në një trung. Ai donte që nga brenda t`i hynte armikut”, rrëfen Shukrija.

Më 11 prill 1999, teksa po vëzhgonte terrenin në vendin e quajtur “Rrasat e Koshares”, plumbi i një snajpersiti serb e goditi për vdekje Agimin. Ra heroikisht e mori me vete idealin: heqja e kufirit në mes të trojeve shqiptare.

“Shokët e tij, Bekimi me Hilmiun, më treguan se ishte plagosur rëndë. Nuk iu besoja. I thoja se ai do të më thërriste vetë për të më treguar. U nisëm për në Shqipëri. Atje më treguan se është vrarë. Vrasja u fsheh nga ushtarët shqiptarë për ditë të tëra sepse ata ishin shumë të lidhur me të”, pohon Shukrija për “Front Online”.

Shpërndaje në: