Gruaja e Oliver Ivanovqit bëhet pjesë e partisë së Vuçiqit

Gruaja e Oliver Ivanovqit bëhet pjesë e partisë së Vuçiqit

Milena Popoviq, bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit i është bashkuar partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, SNS.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq përmes një postimi në twitter.

“Sot festa jonë është bërë më e pasur për një person me energji, këmbëngulje, sakrificë të pashembullt për familjen e tij dhe Serbinë. Me fytyra të reja, forcë të re dhe Aleksandar Vuçiq në krye, ne do të vazhdojmë ta heqim Serbinë nga gjunjët e saj së bashku! Milena Ivanoviq, mirëseardhje në SNS”,  ka shkruan Gjuriq.

Milena Popoviq është gruaja e ish- kryetarit të Iniciativës Qytetare SDP i cili u vra para zyrave të partisë së tij në veri të Mitrovicë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: