Gruaja e princit shpenzime marramendëse, ja vila luksoze ku festoi ditëlindjen

Periskopi.com Showbiz

Nuk ka paqe për Princin Harry dhe bashkëshortin e tij Meghan Markle. Këtë herë mediat britanike ‘sulmojnë’ çiftin në lidhje me pushimet lukzose të tyre në Ibiza.

Për të shkruar deri atje Meghan dhe princi udhëtuan më avionë privatë. 6 ditë kremtime me një kosto të konsiderueshme u mbajtën për 38 vjetorin e dukeshës se Sussex-it, Meghan Markle.

Bashkëshortja e princit Harry e festoi këtë ditë të shënuar me qëndrimin gati një javor në një vilë luksoze 108.000 paundeshe në Ibiza me pamje nga deti e një pishinë 50 metra të gjatë.

Ndërkohë mediat britanike kanë publikuar dhe foto të vilës luksoze me 7 dhoma gjumi, ku ka qënduar princ Harry së bashku me Meghan dhe djalin e tyre, Archie.

Familjes mbretërore iu sigurua një menaxher për godinën, kameriere, pastruese, një Range Rover me shofer për t’i shëtitur dhe një roje sigurie natën, udhëtime me jaht, një bar në dispozicion, dado për fëmijët, masazhatore, estetiste, trajnere personale dhe instruktore yoge.

Shpërndaje në: