Gruaja e Xhakës: Granitin nuk e zë gjumi kur humbet Arsenali

Gruaja e Xhakës: Granitin nuk e zë gjumi kur humbet Arsenali

Granit Xhaka e sheh veten një model për lojtarët e rinj, pavarësisht pesë kartonëve të, ndërsa në dokumentarin “All of Nothing Arsenal” shfaqet një tjetër dimension i mesfushorit, i cili i përjeton shumë humbjet e skuadrës.

Pasi e pranoi me gojën e tij se ai nuk fle gjumë natën pas një humbjeje të skuadrës, një gjë të tillë e konfirmon edhe gruaja e tij, Leonita. Ajo tregoi sesa shumë e lëndojnë akuzat e tifozëve që thonë se ai nuk jep gjithçka për klubin.

“Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, ështëm e të vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar, e rrethuar nga dy vajzat e tyre të vogla.

“Unë përpiqem të flas pak me të dhe t’i them se ndeshja e ardhshme do të shkojë më mirë. Por… ai nuk fle gjumë gjithë natën kur ata humbasin”.

Shpërndaje në: