Gruaja ferizajase ther të dashurin për xhelozi

Gruaja ferizajase ther të dashurin për xhelozi

Mbrëmë është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi që e njëjta për shkaqe xhelozi e ka therur me thikë të dashurin e saj.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 05.11.2021-19:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për shkaqe xhelozie e ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të dashurin e saj. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: