Gruaja i jep leksione futbolli ish-lojtarit të Kombëtares së Kosovës – e ndali vetëm me faull (Video)

Gruaja i jep leksione futbolli ish-lojtarit të Kombëtares së Kosovës – e ndali vetëm me faull (Video)

Ish-futbollisti i Kosovës, Enis Alushi është vënë në vështirësi teksa është përballur një kundër një në oborr të shtëpisë me gruan e tij, Lira Alushi, ish-kampione e botës me Gjermaninë

Enis Alushi është përballur me lojtarë të mëdhenj gjatë karrierës.

Por, së fundmi ai e ka provuar sfidën më të vështirë të jetës, përballjen me gruan e tij.

Fatmire “Lira” Alushi i ka dhënë shkollë të futbollit bashkëshortit të saj, me të cilin është ballafaquar një kundër një në oborrin e shtëpisë.

“Lira”, e cila ishte shpallur kampione e botës më shumë se 10 vjet më parë me Gjermaninë dhe ishte futur në mesin e tri futbollisteve më të mira të botës, i ka treguar shkathtësitë e saj duke e vënë në vështirësi ish-futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës.

“Ai është një humbës i keq. Vetëm faul”, ka shkruar “Lira” në Instagram, pas rastit kur ish-mesfushori kosovar ndërhyn në mënyrë të palejueshme ndaj saj.

Dikur Fatmire Bajramaj, tash Alushi, është njëra prej futbollisteve më të mira shqiptare në histori.

Ajo e la herët karrierën pasi u bë nënë dhe vendosi t’i përkushtohej tërësisht familjes.

Shpërndaje në: