Gruaja kollitet që të largojë banorët që grumbullohen poshtë shtëpisë së saj

Gruaja kollitet që të largojë banorët që grumbullohen poshtë shtëpisë së saj

Shpërthimi i pandemisë në të gjithë botën i ka bërë qytetarët më të kujdesshëm ndaj higjienës së tyre.

Duke pasur parasysh që COVID-19 më së shumti përhapet përmes ajrit nga stërkalat e pështymës, në njëfarë mënyre qytetarët kanë krijuar një lloj frike ndaj atyre që kolliten dhe tështijnë.

Kjo “frikë” është përdorur nga një grua në San Diego në Kaliforni për të trembur persona që ndalojnë poshtë ballkonit të saj dhe bisedojnë.

Në videon e publikuar në rrjet, ajo regjistron disa banorë të cilët kishin ndaluar poshtë shtëpisë së saj.

Ajo kollitet duke bërë që banorët të largohen menjëherë.

https://www.youtube.com/watch?v=z1RM0f00cF8&feature=emb_title

Shpërndaje në: