Gruaja në Prishtinë rrah policin, i shkakton lëndime në duar dhe qafë

Periskopi.com Lajme

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, arrestimi kishte ndodhur pasi e dyshuara nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë, dhe pastaj kishte sulmuar fizikisht policin.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.08.2021 – 18:33. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën”, njofton policia.

E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: