Gruaja nga Gjakova sulmohet seksualisht në mes të rrugës

Periskopi.com Lajme

Një grua nga Gjakova ka raportuar në Polici se mbrëmë është sulmuar seksualisht nga një person në mes të rrugës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se deri tani nuk ka të arrestuar, por se rasti po vazhdon të hetohet.

“Gjakovë 17.09.2020-20:40.  Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë ka takuar tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre me dhunë ka filluar ta prekë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: