Gruaja nga Podujeva thotë se u rrah nga reja

Gruaja nga Podujeva thotë se u rrah nga reja

Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq policia nuk e ka gjetur të dyshuarën në lokacionin e saj.

“Podujevë, 03.01.2022-10:27. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e djalit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë . E dyshuara nuk është takuar në lokacionin e saj”, ka njoftuar policia

Shpërndaje në: