Gruaja nuk pranoi vendosjen e maskës: Aeroplani kthehet 800 kilometra prapa

Gruaja nuk pranoi vendosjen e maskës: Aeroplani kthehet 800 kilometra prapa

Një grua që refuzoi të vënte maskë bëri që një aeroplan me 129 pasagjerë që ishte nisur nga Miami për në Londër, të kthehej prapa.

Kthimi  ndodhi në brigjet e Karolinës së Veriut, pasi aeroplani kishte kaluar rreth 800 kilometra.

“Klientja, e përshkruar nga policia si një grua rreth të 40-tave, po refuzonte të përmbushte kërkesën federale të maskës”, tha American Airlines në një deklaratë.

“Pasi avioni arriti te porta, pasagjeri u largua nga avioni nga oficerët pa incidente. Pasagjeri u trajtua më pas në mënyrë administrative nga stafi i American Airlines”, shkruan Klan.

Vërja e maskës është e obligueshme në avion, ndërsa për shkak të këtij rregulli, shpesh ka ndodhur që stafi punonjës të sulmohet fizikisht nga udhëtarët, shkraun Guardian.

Shpërndaje në: