Gruaja përpin unazën e fejesës derisa ishte në gjumë 

Gruaja përpin unazën e fejesës derisa ishte në gjumë 

Një grua në San Diego, përpiu unazën e saj të fejesës.

Kur ajo u zgjua nga gjumi, kuptoi që unaza nuk ishte në gisht se kishte një problem të madh.

Jenna Evans ndau historinë e saj në Facebook. Sipas saj, ajo gëlltiti unazën në ëndërr. Ajo ndau një foto të rëntgenit duke shkruar: “Unë vërtetë e kam tejkaluar veten këtë herë. Gëlltita unazën time të fejesës në gjumë, por si? Nuk e di, por e bëra”.

Në një postim tjetër, ajo shpjegoi më mirë situatën, duke shkruar: “Të mërkurën në mëngjes, kuptova që unaza ime nuk ishte në gisht dhe duhej ta zgjoja Bob Howell për t’i thënë që e kam gëlltitur. Nuk mendoj se ai më besoj menjëherë. Ne qeshëm shumë për rreth një orë e gjysmë, derisa kemi qarë. Fëmijët bëjnë këtë më shpesh por është e rrallë tek të rriturit”.

Evans dhe i fejuari i saj shkruan në urgjencë për ta bërë një rëntgen. Ajo pretendon se kur mjekët zbuluan unazën, u tronditën.

“Unë po i ndjeja më pas zorrët e mija. Po fillonte të më dëmtonte dhe të më nervozonte. Mjekët vendosën një endoskopi dhe më thanë: ‘mos u shqetëso, nuk është diçka e madhe, por nënshkruaj këtë dokument në rast se vdes’.

Sipas postimit të saj, mjekët nxorën unazën thjesht dhe mirë, por ia kthyen të fejuarit dhe jo asaj.

“Bobby më në fund më dha unazën time në mëngjes. Unë premtova të mos e gëlltisja përsëri. Ne sërish po martohemi dhe gjithçka është në rregull”, shkroi ajo, transmeton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: