Gruaja që çmendet pas Mourinhos, ka mbushur trupin me 38 tatuazhe të portugezit

Gruaja që çmendet pas Mourinhos, ka mbushur trupin me 38 tatuazhe të portugezit

Shpesh herë kemi parë tifozë të çmendur pas lojtarëve që ata kanë idhull dhe nuk ngurojnë që futurat e tyre t’i bëjnë tatuazh në trupin e tyre.

Megjithatë rasti i një 62-vjeçareje e cila e ka mbushur trupin plot me tatuazhe, është më të vërtetë i veçantë. Viv Bodikout ka plot 38 tatuazhe të Jose Mourinhos në trupin e saj.

Ajo është e çmendur pas teknikut portugez, me këtë të fundit që para pak kohësh u emërua si trajner i Tottenhamit. Pikërisht pas emërimit në krye të “Spursave”,  Bodikout vendosi të bëjë një tjetër tatuazh të teknikut portugez, duke e çuar në 38 numrin e tatuazheve me “The Special One”.6

Tatuazhin e parë të Mourinhos, 62-vjeçarja e bëri në vitin 2017, kur portugezi u emërua në krye të Manchester Unitedit, pas shkarkimit nga Chelsea.

Shpërndaje në: