Gruaja shtatzënë nga Shtimja vdes bashkë me foshnjën, burri i saj fajëson mjekët

Gruaja shtatzënë nga Shtimja vdes bashkë me foshnjën, burri i saj fajëson mjekët

Një burrë nga Shtimja ka raportuar në Polici se shkaku i trajtimit të pa ndërgjegjshëm apo mos kujdesit, gruaja e tij shtatzënë dhe foshnja kanë vdekur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është në procedurë hetimore.

“Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: