Gruas nga Prishtina i gjenden revole e marihuanë

Gruas nga Prishtina i gjenden revole e marihuanë

Policia ka arrestuar një grua në Prishtinë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur një revole dhe substanca të dyshuara narkotike.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se te e dyshuara janë gjetur një revole me karikator pa fishekë, dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. UÇK, Prishtinë 04.01.2022-00:13 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi gjatë kontrollit te e njëjta është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me një karikator pa fishekë. Gjithashtu gjatë kontrollit te e dyshuara është gjetur edhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje në: