Grushti i Furyt që e rrëzoi Wilderin në rundin e dhjetë ishte aq i fuqishëm, sa që u dëgjua në transmetim direkt

Grushti i Furyt që e rrëzoi Wilderin në rundin e dhjetë ishte aq i fuqishëm, sa që u dëgjua në transmetim direkt

Një moment nga përballja e së shtunës në kategorinë e rëndë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit i ka bërë fansat histerik në lidhje me fuqinë e britanikut.

Në atë që po konsiderohet si një prej meçeve më të mira në histori të boksit, dyshja tregoi fuqinë e jashtëzakonshme, me ndeshjen që u mbyll në rundin e 11-të me një nokaut brutal.

Dhe për një moment në veçanti në rundin e parë po flasin të gjithë, transmeton Periskopi.

Fansi i Furyt me nofkën @Rederecht02 ndau një klip në Twitter me titullin: ”Ajo zhurmë. Fury mund të gjuajë”.

Grushti është aq i zëshëm, sa që u dëgjua edhe në transmetim direkt. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: