Guardiola dhe shpjegimi perfekt mbi blerjen e Grealish për 100 milionë funte

Guardiola dhe shpjegimi perfekt mbi blerjen e Grealish për 100 milionë funte

Jack Grealish ishte një nga lojtarët më të komentuar gjatë verës, me kartonin e tij që u shit te Manchester City për një shumë të majme.

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Manchester City Pep Guardiola foli për këtë blerje të Jack Grealish për 100 milionë paund:

“Cilësia që ai ka në vijën e parë të frontit më shtyu ta blej atë. Ai është i mirë në tërheqjen e kundërshtarëve dhe gjetjen e shokëve te tij të skuadrës. Ne kemi shumë lojtarë por kemi shtuar një tjetër sepse kemi shumë lojëra dhe shumë kompeticione”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

“Ai gjithashtu ka një moshë perfekte dhe kur të jeni në krye në të gjitha garat duhet të ndryshoni pak, në mënyrë që të gjithë të ndiejnë presionin nga të rejat nënshkrimet dhe lojtarët e rinj e kuptojnë atë që klubi ka bërë. Kjo është ajo që bëjnë klubet e mëdha”, shtoi ai.

Grealish ka fituar vendin e tij në formacionin e Man City dhe ka bërë mirë në të gjitha pozitat ku është inkuadruar nga Pep. /Periskopi/

Shpërndaje në: