Guardiola flet menjëherë pas ndeshjes, ai nuk kishte koment për lojtarët e Atleticos

Guardiola flet menjëherë pas ndeshjes, ai nuk kishte koment për lojtarët e Atleticos

Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid.

Manchester City tashmë është në gjysmëfinale dhe kjo e bën shumë të lumtur trajnerin spanjoll.

“Unë nuk do të flas për lojtarët e Atletico-s që filluan një zënkë në fund të ndeshjes. Harruam të luajmë në pjesën e dytë, por jam shumë i lumtur me kalimin tutje”, tha Guardiola.

Në gjysmëfinale, Manchester City do të takohet me Real Madridin.

Ndeshjet e para gjysmëfinaliste zhvillohen me datë 26 dhe 27 prill, kurse ndeshjet kthyese zhvillohen me 3 dhe 4 maj.

Shpërndaje në: