Guardiola flet për Bernardo Silvan dhe largimin e mundshëm të portugezit

Guardiola flet për Bernardo Silvan dhe largimin e mundshëm të portugezit

Bernardo Silva ka rigjetur formën e tij më të lartë dhe po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Manchester City.

Lojtari portugez lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Etihad Stadium’ gjatë kësaj vere, por në fund qëndroi me kampionët e Anglisë.

Lidhur me lojtarin ka dhënë së fundmi disa komente edhe Pep Guardiola, i cili nuk ka kursyer lëvdata për mesfushorin ofensiv.

“Krejt çka dua për Bernardo është që të jetë i lumtur, këtu apo kudo tjetër. Ai është intuitiv, edhe pse nuk e ka rolin origjinal, e di se si duhet luajtur me top dhe pa top”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

“Nëse në fund vendos të largohet, gjëja e vetme që mund të them është se klubi që merr Bernardon do të ketë një nga lojtarët më të mirë në botë. A është më i lumtur? Epo, s’mund të luash kaq më mirë nëse nuk je i lumtur, është e pamundur”, ka shtuar trajneri i City.

Bernardo Silva duket se ka rifituar simpatinë e trajnerit dhe ka rigjetur formën e tij, e njëkohësisht me të i është shtuar lumturia në ‘Etihad’. /Periskopi/

Shpërndaje në: