Guardiola i impresionuar nga Broja: E përmend në konferencën për shtyp pas ndeshjes

Guardiola i impresionuar nga Broja: E përmend në konferencën për shtyp pas ndeshjes

Southamptoni ishte skuadra që ia ndali ecurinë prej 12 fitoreve rresht të Manchester Cityt, të shtunën pasdite.

Në përfundim të kësaj sfide trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola foli me elozhe për Armando Brojën.

“Ata mbrojtën mirë dhe janë të pabesueshëm në kundërsulm. Armando Broja dhe Adams janë shumë të fortë dhe është e vështirë t’i mbash, por ne ja dolëm.”

Paraqitjet e Armando Brojës po bëjnë që Premier Liga të flas për të.

 

Shpërndaje në: