Guardiola kërkon ta forcojë edhe më tutje ekipin – Interesohet për Gavin e Barcelonës

Guardiola kërkon ta forcojë edhe më tutje ekipin – Interesohet për Gavin e Barcelonës

Pep Guardiola ka shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Gavi.

Forma e mirë e Gavit te Barcelona edicionin që lamë pas, nuk i ka shpëtuar as trajneri të Manchester City, Pep Guardiola.

Sipas mediumit britanik ‘Mirror’ katalanasi po e shikon situatën e talentit të ri të Barcelonës.

Javë më parë Pep për spanjollin ka thënë se është një lojtar fantastik.

“Gavi është një lojtar fantastik, ashtu siç janë edhe Ansu Fati dhe Pedri”, ishin fjalët e trajnerit të Man City.

Gavi ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023, por presidenti i klubi, Joan Laporta ka treguar se janë afër të arrijnë marrëveshje për rinovim me 17 vjeçarin.

Shpërndaje në: