Guardiola mbetet i shokuar kur gazetari i tregon këtë rekord të Fergusonit në konferencë për shtyp

Guardiola mbetet i shokuar kur gazetari i tregon këtë rekord të Fergusonit në konferencë për shtyp

Pep Guardiola është padyshim një nga trajnerët më të mirë që ka parë Premier League, nëse jo më i miri.

Trajneri spanjoll po prinë Manchester City drejt një titulli tjetër të kampionit, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme.

Guardiola është shpallur trajneri i muajit (dhjetor), pasi mori shtatë fitore me skuadrën e tij.

Ai numëron tashmë 12 çmime ‘Trajneri i muajit’, me vetëm Wenger e Ferguson që kanë më shumë. Pas ndeshjes, gazetarët hapën këtë temë.

Guardiola me shaka tha “Kujdes Sir Alex, po vij për rekordin”. Por, përgjigja e gazetarit e shokoi.

“Sir Alex ka fituar 27 herë këtë çmim”, i tha gazetari. “Sa ka fituar? Oh Zot”, reagoi Guardiola.

“Në rregull, i takon atij. Unë nuk do ta ndjek atë, sigurisht”, shtoi spanjolli.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka filluar të konsiderohet si një nga skuadrat më të mira që ka parë futbolli anglez.

 

Shpërndaje në: