Guardiola nuk dyshon në aftësit e Haaland: Ka cilësi të jashtëzakonshme

Guardiola nuk dyshon në aftësit e Haaland: Ka cilësi të jashtëzakonshme

Erling Haaland është blerja më e bujshme këtë afat kalimtar nga ana e Manchester Cityt.

Ai ishte nga fillimi në ndeshjen e finales së Community Shield, por që humbi shumë raste për shënim, shkruan Periskopi.

Liverpooli e fitoi këtë takim me rezultatin 3:1, ku gol shënoi edhe transferi i tyre më i ri, Darwin Nunez.

Por, pavarsisht shanseve të humbura në këtë ndeshje trajneri i Cityt, Perp Guardiola nuk është i shqetësuar.

Spanjoll tha se Haaland ka shumë cilësi dhe do ta bëjë më të mirën nga vetja.

“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, do ta bëjë këtë”, tha ai.

VIDEO

Shpërndaje në: