Guardiola “paralajmëron” Kloppin për sezonin e ri: Edicionin e ardhshëm do e shihni çfarë gjeniu jam

Guardiola “paralajmëron” Kloppin për sezonin e ri: Edicionin e ardhshëm do e shihni çfarë gjeniu jam

Manchester City u shpall sot kampion i Anglisë.

Citizens po humbisnin 0-2 nga Aston Villa, por rikthyen rezultatin për pesë minutat duke fituar me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër edhe Liverpooli fitoi me rezultat 3-1 ndaj “Ujqërve” por ishte e pamjaftueshme për t’u shpallur kampion pasi City arkëtoi 3 pikët e plota.

Për sezonin e ri Guardiola ka thënë se do e shohin të gjithë se sa gjeni është pasi në edicionin e ardhshëm do lejohen pesë zëvendësime.

“Vitin e ardhshëm do lejohen 5 zëvendësime, kështu do e shihni se çfarë gjeniu jam unë”, tha ai.

Shpërndaje në: