Guardiola për Silvan: Dua që ai të qëndrojë, por nuk e ndaloj

Guardiola për Silvan: Dua që ai të qëndrojë, por nuk e ndaloj

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në lidhje me një transferim të mundshëm të mesfushorit fantastik, Bernardo Silva në Barcelonë.

Silva po kërkohet me ngulm nga Barcelona, por që ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për të.

Ndërkaq, trjeneri Guardiola thotë se ai ka dëshirë që mefushori të qëndrojë, por nuk do ta ndalojë atë të largohet.

“Do të doja që Bernardo të vazhdonte, por… nuk e di se çfarë do të ndodhë. Lojtarët ndonjëherë kanë një dëshirë dhe unë nuk jam një person që të ndaloj dëshirën e një personi”.

“Unë dua që Bernardo të qëndrojë këtu, 100%. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Shpërndaje në: