Guardiola sqaron pse nuk ia zgjati dorën Sarri

Guardiola sqaron pse nuk ia zgjati dorën Sarri

Përveç rezultatit 6-0, në takimin mes Manchester Cityt dhe Chelseat pati një moment tjetër interesant. 

Me të përfunduar takimi, Maurizio Sarri nuk ia dha dorën fare homologut të tij Pep Guardiolas dhe iku shpejt në tunelin e stadiumit Etihad, përcjell Periskopi.

Këtë e ka sqaruar trajneri spanjoll, i cili ka thënë se Sarri nuk e pa atë.

”Nuk e di se çfarë ndodhi, vetëm se Zola më tha se ndoshta nuk të pa. Gjithsesi, është e kuptueshme”, deklaroi pas ndeshjes tejet i lumtur ish-trajneri i Barcelonës. /Periskopi/

Shpërndaje në: