Guardiola-Toure, e pabesueshme

Guardiola-Toure, e pabesueshme

Trajneri dhe mesfushori i Manchester Cityt duket se prej kohësh nuk kanë raporte shumë të mira.

Kjo, sidomos ndodhi pas përfshirjes në debat të agjentit të Toures, i cili adresoi një varg akuzash ndaj Guardiolas muaj më parë.

Por, ky i fundit thotë se sot ka folur me futbollistin 33-vjeçar, mirëpo ai nuk ka vendosur që ta rikthejë në skuadër për ta aktivizuar.

“Kam folur me Touren në këtë mëngjes, kështu që natyrisht se është bisedë private”, deklaroi Guardiola.

“Kam lexuar se çfarë tha ai dhe kjo është e rëndësishme për të dhe Manchester Cityn. Yaya vazhdon të stërvitet me ne, por ju e dini situatën e tij. Asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

Toure sot i kërkoi falje Guardiolas për sjelljet e menaxherit të tij, mirëpo kjo nuk ka ndryshuar mendimin e trajnerit 45-vjeçar për të. /Periskopi.com

Shpërndaje në: