Guardiola: Kemi mposhtur ekipin më të mirë në botë

Guardiola: Kemi mposhtur ekipin më të mirë në botë

City ka mposhtur me rezultat 3-1 ku iu është dashur të përmbys rezultatin, pasi që ishin mysafirët të cilët tundën portën për herë të parë në ndeshje. Guardiola pas ndeshjes ka lavdëruar lojtarët e tij dhe ish skuadrën e tij.

“Jam shumë i lumtur për djelmoshat, për tifozët. Kjo është hera e parë që kemi mposhtur ekipin më të mirë në botë” tha Guardiola pas ndeshjes.

Ishte kjo fitorja e parë e Manchester City ndaj Barcelonës. /Periskopi.com

Shpërndaje në: