Gucati ‘dridh’ Specialen: U plagosa në luftë, i kam 27 operacione

Gucati ‘dridh’ Specialen: U plagosa në luftë, i kam 27 operacione

Sot para trupit gjykues në dhomat e specializuara në Hagë ka dalur ish-kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai u është përgjigjur pyetjeve para kësaj gjykate.

Gucati, ndër të tjera është pyetur edhe për lëndimet gjatë luftës.

Ai tha se gjatë luftës është plagosur dhe ka gjithsej 27 operacione.

“Unë jam i plagosur në këmbën e djathtë, jam i operuar, 27 operacione i kam gjithsej”, u shpreh ai.

Gucati tregoi edhe se ku ishte trajtuar pas plagëve të marra.

“Ditën e parë në spitalin tonë e improvizuar në bjeshkë në malet e Berishës, të dytin në spitalin ushtarak në Tiranën më 8 qershor, ku më kanë dërguar forcat angleze, të cilat kanë sjellur ndihmë ushqim dhe mua e dy të tjerë të plagosur na kanë dërguar në Tiranë”, tha ai.

Tutje, ish-kreu i OVL UÇK-së foli organizatën, duke thënë se ajo merret me mbrojtjen e interesit të veteranëve të UÇK-së, takime me institucione, akademi që organizohen për veteranët etj.

Shpërndaje në: