Gundogan mungon ndaj PSG – kjo është lista e lotjarëve të ftuar nga Guardiola

Gundogan mungon ndaj PSG – kjo është lista e lotjarëve të ftuar nga Guardiola

Manchester City do të ketë një nga ndeshjet më të vështira të sezonit në mesjavë.

Në kuadër të Champions League, skuadra e Pep Guardiola luan kundër Paris Saint Germain, në udhëtim.

Për këtë ndeshje, tekniku spanjoll do të duhet të bëjë kalkulimet pa mesfushorin gjerman, Ilkay Gundogan.

Sipas raportimeve të fundit, Gundogan do t’i mungojë skuadrës së Man City deri në mes të tetorit, përcjell Periskopi.

Ndërsa, të ftuar për ndeshjen e Champions League janë: Ederson, Steffen, Carson; Cancelo, Walker, Dias, Laporte, Stones, Ake, Wilson-Esbrand; Fernandinho, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Foden, McAtee; Sterling, Jesus, Grealish, Torres, Mahrez. /Periskopi/

Shpërndaje në: