Guus Hidding tërhiqet nga futbolli por me thumbime: Nuk do të veproj si ky trajner

Guus Hidding tërhiqet nga futbolli por me thumbime: Nuk do të veproj si ky trajner

Guus Hiddink, për shumë vite një nga emrat më të njohur të trajningut botëror, ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga jeta aktive në futboll.

Holandezi 74-vjeçar, i cili në periudhën e fundit kishte nisur një aventurë të çuditshme në stolin e kombëtares së ishullit të vogël të Guraçaos, ka bërë publik sot vendimin për ta mbyllur përfundimisht me futbollin.

Hiddink u infektua me COVID-19 në pjesën e parë të vitit ndaj nuk mundi të drejtonte skuadrën në një pjesë të kualifikueseve të Botërorit, duke ia lënë drejtimin Patrik Klajvert. Ndaj ai kishte vendosur që të largohej përfundimisht nga detyra e tij në këtë përfaqësuese e si rrjedhojë edhe nga futbolli. I ngacmuar se mos ndërronte mendje, ai u përgjigj se nuk do të vepronte si një kolegu i tij i njohur.

“Jo, nuk do të bëj si Advokat”, theksoi ai, duke iu referuar faktit se edhe trajneri tjetër holandez kishte deklaruar tërheqjen, por pastaj kishte ndërruar mendje e tashmë drejton Irakun.

Hidink bëri emër fillimisht në futbollin holandez me PSV Eindhoven e më pas drejtoi skuadra me shumë emër si Real Madrid, Valencia, Betis e Chelsea.

Ndërkaq, ai kishte sukses edhe me ekipet kombëtare ku përveç Holandës së tij të cilën e drejtoi në dy etapa të ndryshme, ishte në pankinën edhe të Koresë së Jugut, Australisë, Rusisë apo Turqisë.

 

 

Shpërndaje në: