GWM” ka prodhuar mbi 10 milionë automjete

Periskopi.com Lajme

Prodhuesi kinez i makinave “Great Wall Motors” (GWM) ka rritur prodhimin e saj të përgjithshëm në 10 milionë automjete.

Makina e 10 miliontë e kompanisë, një gjeneratë e tretë Haval H6, doli nga linja e montimit në fabrikën e saj në qytetin Baoding në provincën Hebei të Kinës veriore më 19 janar. Sipas kompanisë, automjeti do të shfaqet në Muzeun e Automjeteve të Pekinit, citon “Xinhua”.

Prodhuesi kinez i automjeteve ka 12 baza të plota prodhimi në të gjithë botën dhe shet automjetet e saj në mbi 60 vende, duke përfshirë Rusinë, Australinë, Afrikën e Jugut dhe Kilin.

Shpërndaje në: