Haaland: Dortmundi po më bën presion, së shpejti do të vendosi për të ardhmen

Haaland: Dortmundi po më bën presion, së shpejti do të vendosi për të ardhmen

Erling Haaland ka zbuluar se shumë shpejt do të vendosë për klubin se ku do të luajë sezonin 2022/23.

Ai ka zbuluar se këtë vendim do të marrë për shkak të presionit të madh që është duke i bërë Dortmundi, pasi fillimisht ishte i fokusuar që të përfundojë sezonin në Ignal siduna Park.

Manchester City, Bayern, PSG, Barcelona e Real Madrid – të gjithë e duan Haalandin.

“Gjashtë muajt e fundit kam vendosur që të mos them asgjë për shkak të respektit për Dortmundin. Por tani ata janë duke më bërë presion për të vendosur, ndërsa unë krejt cka dua është të luaj futboll”, u shpreh Haaland.

“Por, ata janë duke më bërë presion që të vendosi për të ardhmen time kështu që së shpejti do të më duhet të marr një vendim”.

“Presioni që po më bëjnë nuk po më lë rehat të luaj futboll, kështu që është koha që të vendosim”.

Shpërndaje në: