Haaland është diçka tjetër: Bundesliga ligë amatore për të, hat-trick për 20 minuta në debutim

Haaland është diçka tjetër: Bundesliga ligë amatore për të, hat-trick për 20 minuta në debutim

Erling Braut Haaland e ka filluar karrierën te Borussia Dortmundi në mënyrë sensacionale.

Ai shënoi golin e tij të parë vetëm tre minuta pas debutimit.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Augsburgut, dhe tregoi saktësisht pse kaq shumë klube po luftonin për transferimin e tij, transmeton Periskopi.

19-vjeçari golin e parë e realizoi në minutën e 60-të, pasi u inkuadrua në të 57-tën, duke qëlluar prapa krahëve të portierit me një goditje të fuqishme zhagas.


Vetëm disa minuta më vonë, ai realizoi edhe të dytin, por kësaj here vetëm falë bujarisë së bashkëlojtarit që e kreu krejt punën.


Pastaj ai realizoi edhe të tretin me lehtësi të frikshme.


E jashtëzakonshme, djaloshi ka lindur për të shënuar gola. I vetëm ia fitoi ndeshjen Borussia Dortmundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: