Haaland firmos me Cityn – Laporte i çuditë të gjithë me postimin e fundit për sulmuesin norvegjez

Haaland firmos me Cityn – Laporte i çuditë të gjithë me postimin e fundit për sulmuesin norvegjez

Erling Haaland sot dhe zyrtarisht ka firmos kontratë me klubin e Machester Cityt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Cityt përmes një postimi zyrtar në ‘Twitter’, shkruan Periskopi.

Por, mbrojtësi spanjoll i Cityt, Erick Laporte ka shkruar se është i lumtur që nuk do ta ndjek dhe ta ruaj Haalandin pasi janë bashkë në një skuadër.

“I lumtur që nuk duhet ta ndjek këtë djalë për vitet në vijim. Mirë se erdhe Erling”, thuhet në mesazhin e mbrojtësit spanjoll në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Si lojtar i Borussia Dortmundit, Haaland u përball me Manchester Cityn dy herë në çerekfinalet e Champions League sezonin e kaluar. Ai nuk shënoi asnjë gol, por asistoi për dy.

Shpërndaje në: