Haaland shkëlqen me dy gola në debutim, City fiton ndeshjen e parë në Premier Ligë

Haaland shkëlqen me dy gola në debutim, City fiton ndeshjen e parë në Premier Ligë

Erling Haaland ka debutuar me dy gola në Premier Ligë, duke treguar klasin e tij qysh në ndeshjen e parë të Premier Ligës. Norvegjezi shënoi nga penalltia në minutën e 36-të dhe të 65-të të ndeshjes, në një ndeshje ku West Ham e kishte vështirë ta mbante topin në posedim.

Erling Haaland ka treguar vlerat e tij në ndeshjen e parë debutuese për kampionin e Anglisë, Manchester City, të cilët fituan me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier Ligë.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 28-të të kësaj ndeshje nga Kevin de Bryene, por ai u anulua për shkak se ishte në pozitë jashtëloje.

Areola, portier i West Ham do të shkaktonte penallti në minutën e 35-të të ndeshjes duke e rrëzuar Erling Haaland.

Norvegjezi e merr përsipër goditjen e kësaj penalltie të cilën e shndërroi në gol, duke bërë njëkohësisht një festim interesant të golit.

Pjesa e parë nuk pati ndonjë rast serioz nga asnjëra skuadër, me përjashtim të City që për një moment arriti të këtë 84 për qind të posedimit të topit.

Pjesa e dytë filloi më ndryshe, me West Ham që tentonte të bënte diçka por që ishte prapë City që e dominonte takimin.

Pas disa rasteve të krijuara të West Ham Kevin de Bryene bëri një super pasim për Haaland i cili finalizoi në mënyrë perfekte në minutën e 65-të të ndeshjes.

Minutat në vazhdim ishin tërësisht të qeta me West Ham që më shumë mbrohej së sa kërkonte që të bënte diçka për ta barazuar rezultatin.

City, kështu arrin fitoren e parë në këtë sezon por jo edhe vendin e parë, i cili pas xhiros së parë do të jetë i rezervuar për Tottenham Hotspur.

City me këtë fitore është në vendin e dytë pasi që ka golëdallim të njëjtë me Arsenal, Newcastle dhe Bournemouth.

Me Bournemouth, City do të përballet pas një jave në Etihad Stadium.

Shpërndaje në: